Tashmë është zyrtare, Mario Mandzukiç nuk do të jetë më një lojtar i Juventusit, teksa ka gjetur akordin ekonomik me Al Duhail, skuadrën katariote, me të cilën ka firmosur kontratën e re, kur gjithçka dukej se kishte dështuar.

Manxu Katar
Manxu Katar

Sulmuesi kroat lë bardhezinjtë ku në gjashtë muajt e fundit kishte mbetur jashtë skuadre. Lajmin e ka bërë zyrtar vetë skuadra Al Duhail, që merr në gjirin e saj një element, i cili në katër vitet e fundit kishte zhvilluar 118 ndeshje duke shënuar 31 gola, thuajse të gjithë me peshë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb