Ka marrë fund makthi i shumë banorëve korçarë, të cilët një ditë më parë rrezikonin helmimin nga djegia e lëndëve toksike në Ish-trikotazhin e Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton këtë mëngjes për “BalkanWeb” se grupi i specialistëve ka eliminuar të gjitha vatrat aktive.

Ekspertë nga Korça dhe Tirana kanë punuar thuajse gjithë natën dhe në orët e para të këtij mëngjesi kanë mundur të eliminojnë rrezikun, duke mos lënë asnjë vatër zjarri aktive.

Gjithashtu, ekspertët kanë matur nivelin e ndotjes jashtë objektit dhe kanë konkluduar se nuk përbën më rrezik për banorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb