Bastisjet në zyrat e BBC-së në Indi kanë përfunduar pas tre ditësh.

Autoritetet indiane hynë në zyrat në Nju Dehli dhe në Mumbai ditën e martë, duke pretenduar se media ka shmangur deklarimin e fitimeve.

Hetimi vjen disa javë pasi BBC transmetoi një dokumentar në Britani që kritikonte kryeministrin indian Narendra Modi. Mendohet se veprimi i marrë nga Modi ishte një shenjë hakmarrjeje ndaj BBC-së, ku e ka quajtur si “median më të korruptuar në botë”.

Edhe pse dokumentari është transmetuar vetëm në televizionet britanike, qeveria indiane është përpjekur të ndalojë njerëzit që ta shohin apo shpërndajnë atë. Kujtojmë që muajin e kaluar, policia në Dehli arrestoi disa studentë që ishin mbledhur për të parë dokumentarin. “The Modi Question”, është cilësuar në Indi si “propagandë armiqësore dhe mbeturina ati-Indiane”.

Në lidhje me incidentin ka reaguar dhe partia opozitare e Kongresit, KC Venugopal, duke thënë se “qeveria Modi është e frikësuar nga kritikat”.

“Ne i dënojmë taktikat frikësuese dhe të ashpra. Ky qëndrim jodemokratik dhe diktatorial nuk mund të vazhdojë më,” ka shkruar ai në Twitter.

Nga ana tjetër, një zëdhënës nga partia në pushtet, e përshkroi BBC-në si “organizatën me të korruptuar në botë”. Ndërsa, Shoqata e Redaktorëve të Indisë tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për kërkimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb