Apple ka bërë me dije sot me 14 shtator kompania do të prezantojë iPhone 13.

Kompania gjithashtu do të prezantojë Apple Watch të ri dhe AirPods .

Lançimi do të jetë online dhe do të transmetohet në faqen e Apple, siç ka bërë që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020.

Apple zakonisht lançon iPhone në shtator, por vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, Apple njoftoi iPhone 12 në tetor.

Kompania pritet të përmirësojë MacBook Pro dhe iPad këtë vjeshtë, të paktën nëse i përmbahet orarit të saj vjetor.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: