Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane dhe mijëra shqiptarë i japin fund pritjes prej muajit tetor- nëntor 2021 kur kanë aplikuar për “Ëndrrën amerikane”.

Duke nisur nga ora 18:00 e ditës së sotme, shqiptarët mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur apo jo. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit për Çështjet Konsullore, për mund të klikoni këtu për të verifikuar nëse keni fituar.

Pasi të hyni në faqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë kur keni bërë edhe aplikimin. Në një njoftim të faqes zyrtare të Lotarisë Amerikane thuhet se të gjithë regjistruesit mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit mesditën e së shtunës dhe duhet ta ruajnë atë numër deri me 30 shtator 2023.

“Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare zyrtare të Lotarise Amerikane.

Përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb