Marrin fund pritjet e gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Qytetarët e mbetur në këtë pikë gjatë natës të së dielës kanë kaluar në territorin grek ndërsa burime për gazetaren e ‘BalkanWeb’ Lorena Kodra bëjnë me dije se në këtë pikë ende nuk është plotësuar kuota e 300 qytetarëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, situata paraqitet e qetë mëngjesin e kësaj të hënë, ndërsa hyrjet drejt shtetit grek vijojnë normalisht dhe pa radhë. Nga data 1 deri në 30 gusht në Kapshticë kanë hyrë 30.389 shtetas të huaj dhe shqiptarë ndërsa kanë dalë 31529 shtetas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: