Përfaqësuesja kuqezi e futsallës do përforcohet dhe kjo falë lojtarit më të ri me origjinë braziliane në organikën e ekipit. 27 vjeçari Hulio Sezar Marinjo de Mejo ka marrë sot pasaportën shqiptare nga Presidenti i Republikës dhe menjëherë do t’i bashkohet Kombëtares së futsallës.

Njoftimi i FSHF-së
JULIO CESAR, Marinho de Mello është edhe futbollisti brazilian që është tashmë i natyralizuar si shqiptar dhe i bashkohet që sot skuadrës kombëtare të futsallës në përgatitjet e saj në Prishtinë. Ai është sulmues, i datëlindjes 1990 dhe ka marrë që prej ditës së djeshme pasaportën nga ana e Presidentit të Republikës, i cili menjëherë ka firmosur dhënien e nështetësisë për këtë brazilian që do të jetë një forcë më shumë në skuadrën e drejtuar nga Erind Resuli. Siç e shikoni edhe në foto ai ka udhëtuar menjëherë drejt Prishtinës ku që nga sot do të stërvitet me ekipin.

Pritshmëritë për rezultate pozitive janë edhe në këtë raund eleminator të kombëtares së futsal-it. Futbollisti 27-vjeçari ka pranuar të luajë me ngjyrat e Shqipërisë në këtë kompeticion ndërkombëtar shumë të rëndësishëm, për vetë hovin e kësaj skuadre që pas kualifikimit nga turi paraeleminator në Varna, ku fitoi me skuadra si Anglia e Bullgaria.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb