I pranishëm në Milano me rastin e prezantimit të eventit Integration Heroes Match, që do të zhvillohet në fundin e muajit në “San Siro” me shumë legjenda të futbollit, Samuel Eto’o ka folur për shumë tema duke filluar nga Kameruni i tij dhe Kupa e Botës që do të luhet në Katar në fundin e këtij viti.

“Kameruni në Katar? Nuk e shikoj pse nuk duhet ta fitojë Botërorin. Besoj se për ta fituar Kupën e Botës nuk duhet të jesh përbindësh ose alien, duhet një përgatitje e mirë dhe një mentalitet i fortë”, ka thënë ish-sulmuesi.

“Unë nuk kam fituar shumë, por kam dhënë gjithçka për të fituar. Marr shembullin e Inter-it: askush në fillimin e sezonit në 2009-ën nuk mendonte se mund të fitonim, por Mourinho ka bërë diçka të çmendur”, ishin fjalët e Eto’o për TMË.

Në lidhje me eventin në “San Siro”: “Si president i Federatës Kamerunase të Futbollit dua të sjell vlera, shpirt dhe argëtim në fushë”, ka thënë Samuel.

“Më 23 maj, njerëzit do të vijnë të shikojnë yjet e futbollit, por do të ndjekin një event të kulturës së integrimit. Të gjithë më thonin të mos vija në Itali sepse është një vend shumë racist, sot mund të them se është një nga vendet më pak racistë në botë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb