Është mbledhur ditën e sotme Komisioni Hetimor për Inceneratorët ku ka qenë e pranishme si dëshmitare, administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra.

Dëshmitarja Kodra pohon se Inceneratori i Tiranës merr të ardhura jashtë kontratës fillestare për mbetjet.

Këshilli Bashkiak Tiranë i dha të drejtën të marrë të ardhura edhe nga ndërtimet.

 

PYETJE PËRGJIGJET E KRYETARES SË KOMISIONIT HETIMOR PËR INCENERATORËT, JORIDA TABAKU DHE DËSHMITARES, ADMINISTRATORES SË INCENERATORIT TË TIRANËS.

Jorida Tabaku: Ju deklaruat që merrni tarifën 29  euro ton mbetje që është e vetmja pagesë që inceneratori juaj merr, keni një kontratë me Bashkinë e Durrësit prej 10 milionë eurosh për depozitimin e mbetejeve të qytetit të Durrësit.

Ariola Kodra:  Ka një kontratë me Bashkinë e Durrësit për depozitimin e mbetjeve të qytetit të Durrësit pranë ZKMT-së.

Jorida Tabaku: Kompania juaj a e zbaton vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë për depozitimin e dherave në inceneratorin e Tiranës. Të gjithë kompanitë e ndërtimit, a depozitojnë dherat me një tarifë të veçantë në inceneratorin e Tiranës dhe më pas po me një tarifë të veçantë bëjnë tërheqjen e tyre në momentin kur i marrin dhe i duhen proceseve të tjera të ndërtimit?

Ariola Kodra:  Kompani të ndryshme bëjnë depozitim të dherave pranë zonës së trajtimit të mbetjeve të Tiranës kundrejt një tarife të përcaktuar, diku tek 300… nuk e kujtoj saktë tani, lek.

Jorida Tabaku: Përveç depozitimit të mbetejeve që z. Bushati ju pyeti disa herë ndodh edhe depozitimi i dherave që nuk është pjesë fillestare e kontratës konçesionare, por është shtuar më vonë me vendim të Këshillit Bashkiak për të cilin ne do të pyesim Kryetarin e Bashkisë. Janë këto dy procese ku ju merrni të ardhura. Nuk merrni vetëm në një proces, apo jo?

Ariola Kodra:  Ne ofrojmë një shërbim të caktuar pranë zonës së trajtimit të mbetjeve, depozitim mbetjesh, për të cilat marrim të ardhura.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb