Politologia dhe pedagogia Jonila Godole, e ftuar ditën e sotme në rubrikën “Opinion”News24 foli për situatën politike në PD, teksa zbuloi se nuk ishte dje pjesë e mbledhjes nga Enkelejd Alibeaj.

Godole zbuloi se nuk kishte shkuar pasi mbledhja ishte zhvilluar ne hotel, dhe kjo ishte e papërshtatshme, sidomos pas marrjes së vulës së PD. Ajo e cilësoi situatën si tragjiko-komike.

Më tej foli për ekuacionin Foltore dhe PD si të pamundur.

“Nuk isha pasi ishte ditë e hënë dhe kisha mësim për të dhënë. Ishte dhe dita e parë e sezonit të ri. Bëra një pyetje se ku do zhvillohej mbledhja. Mbledhja do zhvillohej në hotel. Thashë që nuk do shkoja në një mbledhje si ilegale, kur të zhvillohet në seli. Unë nuk pata asnjë zyrë. Në një hotel mu duk adekuante dhe ironike, pasi pak ditë më parë mori vulën dhe pastaj zhvillon një takim në hotel. Situatë tragjiko-komike për mua.

PD po shkon drejt zgjedhjeve duke u marrë ende me veten. Jemi ende në fillim të saj, saqë zgjedhjet janë për 2 muaj. Ekuacioni Foltore, PD është e vështirë. Është e njëjta parti. Nga shtatori i 2021, ndodhi një çarje e madhe, e ndoshta jo aq sa e mendonim. Është një hall personal në çastin kur njëri jep dorëheqjen do të ishte një mënyrë e mirë për të parë nëse do kishim një problem”, tha Godole.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb