Regjimi ushtarak në Tajlandë zyrtarisht ka përfunduar pasi qeveria civile e udhëhequr nga ish-gjenerali i përgjithshëm, Prayut Chan-o-cha, u betua nga mbreti i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportojnë mediat lokale, mbreti Maha Vajiralongkorn i dorëzoi mandatin ish-gjeneralit Prayut, i cili u emërua kryeministër më 11 qershor, në Sallën Residenciale Amphorn Sathan në Bangkok.

Prayut, një ish-gjeneral i ushtrisë tajlandeze, udhëhoqi grusht shtetin ushtarak, në muajin maj të vitit 2014 dhe udhëhoqi mbi shumicën budiste nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Paqes dhe Rendit (NCPO) të diskutueshëm.

“Pasoja kryesore politike e ceremonisë është Këshilli Kombëtar për Paqen dhe Rendin, i cili udhëhoqi vendin për pesë vite, pushoi së ekzistueri pasi kabineti u betua”, raportuan mediat lokale.

Pasi Vajiralongkorn emëroi ish-gjeneralin si kryeministër të vendit, ai kishte shfuqizuar pothuajse 66 nga rreth 200 urdha të lëshuara nën NCPO-në që nga viti 2014.

“Monarku i kërkoi kabinetit të punonte për vendin dhe njerëzit dhe të gjithë ministrat e kabinetit do të bëjnë më të mirën”, theksuan raportet.

Prayut po udhëheq një koalicion prej 19 partish. Parlamenti tajlandez ka 750 anëtarë, 250 në Dhomën e Lartë dhe 500 në Dhomën e Ulët.

“Vendi nuk mund të ndalojë pa marrë parasysh çfarë problemesh lindin. Ne duhet të gjejmë mëyra për t’i trajtuar ato, t’u japim fund problemeve që konsiderohen të panevojshme dhe të promovojmë unitetin midis njerëzve. Qëllimi ynë përfundimtar është kombi, fetë, monarku dhe publiku. Njerëzit po mbështesin shpresat e tyre ndaj qeverisë”, tha Prayut pas kryesimit të kabinetit të parë të qeverisë së re.

Qeveria e re është planifikuar të japë një deklaratë të politikave të saj para Dhomës së Ulët të Parlamentit tajlandez, i cili do të vazhdojë punën më 25 korrik dhe do të zgjasë tre ditë.

Tajlanda është një monarki kushtetuese që nga viti 1932.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb