Edhe pse thuhet që janë më pak të rrezikuar, koronavirusi nuk po kursen as moshat e reja. Në një intervistë për gjigantin britanik “BBC”, një 25-vjeçar ka rrëfyer tmerrin që po përjeton nga ky virus vdekjeprurës.

Calum Wishart në Britaninë e Madhe është shprehur nga spitali se fillimisht kishte mbajtur një qëndrim krejtësisht të gabuar, duke nënvlerësuar virusin, por më pas ai kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen, kollë të fortë e për këtë arsye ishte shtruar na spital.

“Mendoja se ngaqë isha i ri sëmundja nuk do të ndikonte tek unë, se do të ishte njëlloj si gripi. Por kisha një qëndrim plotësisht të gabuar. Kam nënvlerësuar ndikimin e vërtetë të virusit. Njerëzit duhet të dëgjojnë, ata duhet ta marrin seriozisht këtë”, ka thënë 25-vjeçari.

Ai ka treguar se të qëndruarit në shtëpi i izoluar është shumë herë më mirë sesa të shtrohesh në spital.

Nëpërmjet rrëfimit të historisë së tij, 25-vjeçari kërkon të ndërgjegjësojë të tjerët dhe i bën thirrje qeverisë britanike që të forcojë masat.

I I Riuuuu
I I Riuuuu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb