ITALI

Pasditen e djeshme në Ferentino, karabinierët e stacionit lokal gjatë një kontrolli specifik, kanë arrestuar dy shqiptarë, të cilët janë kapur në flagrancë për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë një 41-vjeçar dhe një 27-vjeçar, të dy nga Shqipëria dhe të dy me precedent të theksuar kriminalë në të kaluarën. Atyre iu është sekuestruar kokainë nga policia lokale.

Zyra e Policisë ka raportuar ngjarjen, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe shuma të parave.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb