LUSHNJE- Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka marrë peng për 3 orë një 25-vjeçar.

Ngjarja në fjalë ndodhi dje në Divjakë, ku shtetasi me inicialet A.B., bashkë me disa persona të tjerë kanë marrë peng dhe dhunuar shtetasin me inicialet D.Gj.

NJOFTIMI I POLICISË
U referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.B, 19 vjeç, banues në Divjakë. Ky shtetas më datën 10.07.2018, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, i kanë hequr lirinë për rreth 3 orë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit D.Gj., 25 vjeç, banues në Divjakë. Po punohet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe zbardhjen e plotë të saj. Nenet 110 e 25 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: