Ekspertiza mjeko ligjore ka njoftuar se eshtrat e gjetura në afërsi të Kurbinit, rezultojnë se janë dëmtuar me mjete të forta.

Por ekspertët ende nuk kanë arritur të përcaktojnë se kujt mund t’i përkasin këto eshtra, në këtë mënyrë prokuroria ka vendosur që të marrë sërish AND-në e nënës së Mariglen Gjonaj.

Sakaq ekspertiza gjithashtu tregon se personi para se të vritej është dhunuar me sende të forta, por ende nuk janë përcaktuar se me çfarë mjetesh është goditur viktima.

Fillimisht u dyshua se eshtrat dhe kafka i përkisnin 17-vjeçarit Mariglen Gjonaj i cili ishte i zhdukur para gjashtë vitesh në këtë zonë.

Zhdukja e adoleshentit , Mariglen Gjonaj, është hetuar fillimisht nga Prokuroria e Laçit dhe më pas çështja ka kaluar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb