Nëse SPAK nuk do të hiqte dorë nga hetimi i dosjes Bajri, pasi anëtarëve të grupit me të njëjtin emër u hoqi akuzën e grupit të strukturuar kriminal, sot as që do të flitej për këtë çështje.

Gjithçka ndodhi më pas është vetëm pasojë. Gjykata e Shkodrës vendosi të zbusë masat e sigurisë për disa nga të dyshuarit përfshirë edhe Safet Bajrin i dyshuar si një nga krerët e grupit, por pavarësisht kësaj ky i fundit do të qëndrojë në burg për të vuajtur një dënim të drejtësisë belge.

Kërkesa për shuarjen e masave të sigurisë u bërë nga prokuroria, për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Nga të gjithë të dyshuarit në burg vijojnë të mbahen Behar Bajri e Ilir Bajri.

Kështu gjykata e Shkodrës vendosi të heqë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Safet Bajri, i cili do të vijojë të hetohet për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie. Astmer Bilali u dërgua në arrest shtëpie, ndërsa Samet Halluni e Ismet Idrizi nën masën e detyrimit për paraqitje.

Ping-pongu për dosjen nisi kur SPAK hoqi dorë prej saj. Gjykata e Shkodrës e ktheu mbrapsht atë, por pas kësaj SPAK iu drejtua gjykatës së lartë të vendoste për çështjen e kompetencës. Kjo e fundit gjeti kompetente gjykatën e Shkodrës edhe pse vendimi ne arsyetim është disi i paqartë. Ndërsa institucionet merreshin me anën procedurale afatet për të dyshuarit përfunduan dhe ata tashmë do të hetohen në gjendje të lirë. Pjesëtarët e fisit Bajti arrestuan gjatë një aksion të policisë të koduar “Oaz” në shtator të vitit 2018 duke u akuzuar si grup i strukturuar kriminal

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb