Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Kole Shterjev, pas shqyrtimit të dokumentacionit nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, në seancën e sotme, njëzëri ka miratuar vendim për fillimin e procedurës së shkarkimit të prokurores speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.mk.

“Sot Këshilli i Prokurorëve Publik njëzëri ka miratuar se janë plotësuar kushtet për fillimin e procedurës për shkarkim të prokurores speciale, Katica Janeva. Për ta bërë atë, Këshilli duhet të përgatit raport, të cilin do ta dorëzojë në Kuvend, që ata pastaj të vazhdojnë me procedurën. Vendimi është njëzëri. Deri nesër raporti do të dorëzohet në Kuvend”, tha Shterjev.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës.

Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb