Më 14 shtator do të hapen shkollat e sistemit parauniversitar në Kosovë. Ky ka qenë vendimi që është marrë sot nga ministri i Arsimit, Ramë Likaj, me drejtorët komunalë të arsimit, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të këshillit të prindërve.

Express mëson se nëse një shkollë nuk i plotëson kushtet dhe nuk certifikohet për masat anti-Covid, atëherë në atë shkollë nuk do të fillojë mësimi.

Janë 330 mijë nxënës që do të nisin mësimin në bankat shkollore më 14 shtator. Buxheti shtesë për fillimin e mësimit nëpër shkolla do të jetë 12.4 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: