TIRANE- Banorët e disa zonave në kryeqytet rrezikojnë të mbeten pa ujë të pijshëm për shkak të një defekti në linjat e OSHEE-së. Si pasojë e ndërprerjes së energjisë në dy stacione pompimi, disa zona në Tiranë do të ketë kufizime të pjesshme në furnizimin me ujë.

Sipas OSHEE, në zonën e Unazës së Re, Yzberisht, Kodër Kamëz, Laknas dhe Bërxull, nuk do të ketë ujë deri në rregullimin e defektit në dy stacionet e pompimit në Bërxull dhe Laknas, të cilët aktualisht janë pa energji elektrike.

Duke njoftuar qytetarët të marrin masa, Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë sqaron se “Stafi i OSHEE-së dhe UKT-së po punojnë intensivisht për rikthimin në normalitet në një kohë sa më të shkurtër të situatës”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: