IKMT dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar dy operacione kundër krimeve mjedisore në Lushnje.

IKMT, gjatë kontrollit përgjatë rrjedhës së lumit Seman, fshati Murriz u konstatua se një subjekt kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman. Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.

IKMT, gjatë kontrollit përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin, bashkia Lushnje konstatoi se njē tjetër subjekt kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Shkumbin. Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: