Burri i ish-zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian Eva Kaili, Francesco Giorgi ka marrë përsipër akuzat për korrupsion, ndërsa bëri thirrje që gruaja e tij të lirohet nga burgu. Të dy burrë e grua, bashkë me dy zyrtarë të tjerë të Parlamentit Europian akuzohen se janë përfshirë në një skemë korrupsioni që ka tronditur institucionin më të lartë të Bashkimit Europain.

Sipas gazetës belge Le Soir Giorgi ka zbuluar se ai ishte pjesë e një organizate të kontrolluar nga Maroku dhe Katari për të ndërhyrë dhe ndikuar në çështjet evropiane. Pasi kërkoi falje, Giorgi ka konfirmuar se ish-deputeti italian, Antonio Panzeri, ishte “truri” i kësaj organizate. Giorgi iu ka kërkuar gjyqtarëve që ta lirojnë eurodeputeten greke Eva Kaili. “I bëra të gjitha për para që nuk më duheshin”, ishin fjalët që mësohet se ka thënë ai.

Ai dha edhe dy emra të tjerë se kanë marrë para nga kreu i kësaj organizate si eurodeputeti italian, Andrea Cozzolino dhe eurodeputeti belg Mark Tarabella shtëpia e të cilit u kontrollua të shtunën e kaluar në prania e presidentes së Parlamenti Evropian, Roberta Metsola, siç edhe kërkohet nga ligji belg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb