Finalizohet operacioni policor i koduar “Vjosa e pastër”, ndërsa në pranga ra një person dhe u proceduan penalisht 2 të tjerë. Burime zyrtare bene me dije se jane sekuestruar 2 kamiona me zhavorr, 1 skrep për të nxjerr zhavorr nga lumi, 1 autoveturë foristradë dhe 1 pikë grumbullimi inertesh. Pas hekurave perfundoi shtetasi i Juljan Kapaj.

NJOFTIMI I POLICISE
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Vjosa, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vjosa e pastër”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit J. K., 35 vjeç, dhe procedimi penal i shtetasve B. M., 29 vjeç dhe Z. M., 32 vjeç, të tre banues në Fier.

Arrestimi i shtetasit J. K., u bë për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Vjedhja“ dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi ky shtetas ka kryer gërmime dhe marrje zhavori në shtratin e lumit Vjosë, ku ka grumbulluar sasi të konsiderushme inertesh për shitje, duke shkaktuar dëm mjedisor në këtë zonë dhe vjedhje të pasurisë shtetërore.

Shtetasit B. M. dhe Z. M. u proceduan penalisht për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” pasi janë pronarë dhe drejtues të automjeteve të cilët kryenin transportimin e inerteve nga shtrati i lumit për në destinacion, duke mos qënë të liçensuar në organet tatimore.

DVP Fier vijon punën për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital çdo paligjshmëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: