Në tempullin e Diego Armando Maradona ai që imitoi fenomenin argjentinas nuk ishte Messi por Dries Mertens. Talenti belg realizoi një gol fantastik, 121 në fanellën e Napolit, duke kapur në majën e listës së golashënuesve më të mirë në historinë e klubit, ish kapitenin Marek Hamshik, një gol që mban të gjallë shpresën e Napolit për të siguruar një biletë në çerekfinalet e Champions League.

Mertens
Mertens

Ekipi i Gattusos zhvilloi një 90-minutësh të bazuar në një mbrojtje bunker, në të vetmin gabim që bënë në prapavijë u ndëshkuan nga Griezmann.

Grizman
Grizman

Barcelona kishte kontrollin total të lojës, mjafton të shohim shifrat, 64% mbajta e topit, por arritën vetëm një herë të godasin portën, një gjuajtje një gol, një statistike e cila tregon qartë problemin e madh që blaugranët kanë në repartin ofensivë këtë periudhe, nëse Messi nuk është në formën e tij më të mirë e kanë të vështirë të shënojnë.

Messi
Messi

Napoli nuk përfitoi as nga dalja me karton të kuq nga Arturo Vidal, ishte shumë vonë, në minutën e 89-të, duke bërë që sfida e parë të mbyllet në barazim 1-1. Nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë takim kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb