Galatasaray ka firmosur me Dries Mertens. Akordi ishte arritur prej disa ditësh, ndërsa zyrtarizimi ka ardhur vetëm sot nga klubi turk.

Sulmuesi 35 vjeçar kishte deklaruar se nuk do nënshkruante me asnjë rival të Napolit për shkak të besnikërisë ndaj saj dhe si duket, e ka mbajtur fjalën. Belgu ka luajtur 9 sezone me napoletanët, ndërsa në CV e tij ka edhe ekipi si Utrecht apo edhe PSV.

“Dries Mertens ka firmosur. Duke luajtur për Napolin në Serie A për nëntë vjet, ylli belg ka shkruar emrin e tij në histori si golashënuesi më i mirë i klubit italian, duke kaluar legjendën Diego Armando Maradona me 148 gola dhe 47 asistime në 397 ndeshje” – Shkruan Galatasaray.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: