Kylian Mbappe nuk është aspak i lumtur në Paris, sulmuesi francez nuk është i qetë pas kritikave të ndryshme që vijnë në drejtim të tij, për këtë arsye është shprehur publikisht se dëshiron të ndryshoj ambient. Këto deklarata të Mbappe vijnë në një moment delikat ku të gjithë prisnin, të paktën në Paris, që ai të pranonte ofertën për rinovimin e kontratës. As drejtuesit e PSG nuk i kanë pritur mirë këto deklarata dhe sipas “Le Parisen”, klubi francez ka vendos të lë të lirë Mbappe, madje janë të gatshëm të ulin dhe çmimin.

Mbappe
Mbappe

Sulmuesi ka një kontratë të vlefshme deri në 2022 dhe për këtë arsye duke mos rrezikuar ta humbasin me parametra zero, drejtuesit e PSG janë të gatshëm ta shesin për një shifër prej 120-150 milion euro. Kjo situatë e krijuar i shkon shumë për shtat Real Madrid, skuadër që prej kohësh kërkon shërbimet e Mbappe, opsioni i parë për të vijuar karrierën edhe për vetë yllin francez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb