Mes 9 viktimave të sotme ishte dhe një 29-vjeçar nga Përrenjasi. Olsi Skura ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Mësohet se i riu ishte nga fshati Pishkash Veri.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar dhe kryebashkiakja e Përrenjasit, Miranda Rira, e cila përmes një postimi në ‘Facebook’ ka ngushëlluar familjen për humbjen e madhe.

MESAZHI I RIRËS
E dhimbshme ndarja nga jeta e 29-vjeçarit, Olsi Skura nga fshati Pishkash Veri, bashkia Prrenjas😢😢!
I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta babait të Olsit, Z. Myftar Skura, për humbjen e djalit të tyre në një moshë kaq të re, nga Covid, virusi vdekjeprurës!
U prehsh në paqen e amëshueshme të Zotit, Olsi😢😢!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb