Sherri Conte-Tuchel vijon të bëjë jehonë në mediat britanike dhe jo vetëm. Në lidhje me atë ngjarje, është pyetur edhe Claudio Ranieri:

“Unë jam me Antonio-n. Tuchel u zëmërua me festimit që bëri Conte pas barazimit 1-1, por ‘Stemford Bridge’ ka një problem, vetëm 1 metër është distanca mes dy pankinave”, u shpreh Ranieri duke u ndalur më pas te starti i Premier League:

“Zero pikë në dy ndeshje për United është një mister. Më ka surprizuar edhe Liverpool, 2 pikë në 2 ndeshje. City ka gjetur te Haaland pasuesin e Aguero-s”, theksoi ndër të tjera tekniku i famshëm italian.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb