Aktori i humorit, Koço Devole, është nisur drejt banesës së fundit. Mes lotëve dhe dhimbjes së madhe, që la pas, humoristi do të prehet në varrezat e Sharrës.

Gazetarja Fatmira Nikolli raporton për “BalkanWeb” se makina e funeralit do të ndalet për pak minuta pranë TVSH-së, aty ku humoristi punoi për vite me radhë.

Mes të tjerash, gazetarja Nikolli rrëfen për “BalkanWeb” edhe bisedat e fundit të aktorit me të birin, Gencin, ku ky i fundit vlerëson shërbimin në spital dhe mohon që i ati të jetë nxjerrë nga spitali nga mjekët.

“Ka qenë këmbëngulja e të atit që të dilte nga spitali, pasi u ndje u përmirësuar, pas dy javësh kurim. Nuk është e vërtetë që kanë qenë mjekët që e kanë nxjerrë, përkundrazi ai ka dalë pa miratimin e plotë të mjekëve. Nuk e kanë nxjerrë nga spitali, për shkak të mungesës së shtretërve”, ka thënë i biri i aktorit, i cili ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me të ndjerin, deri kur ai është futur në intubim, për shkak se virusi i rrezikshëm Covid-19 kishte agravuar situatën e tij shëndetësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb