Humbëm një betejë, por jo luftën. Këto ishin fjalët e mbrëmshme të  drejtorit sportiv të kampionëve të Italisë, Beppe Marotta.

Askush te Interi nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për titull kampion, pas asaj humbje 2-1 në Bologna në D’All Ara. Në këtë lindje mendimi qëndron Marotta, i cili beson te triumfi final.

“Është e qartë që si njeri i sportit buzëqesh, por është një buzëqeshje e hidhur. Kjo është pjesë e lojës, humbëm një betejë por jo të gjithë luftën. Duhet të mbledhim forcat sa më shpejt që të jetë e mundur, jemi të mërzitur, por jo në depresion.Mungojnë edhe 4 ndeshje, të shohim se çfarë do të ndodhë. Futbolli i sotëm nuk ka asgjë të sigurtë. Sot skuadra që nuk ka asnjë objektiv mund të fitojë.

Nuk është gjithmonë fituesi ai që shpenzon më shumë. Na iku trajneri Conte, dy lojtarë si Lukaku dhe Hakimi që kërkuan vetë diccka të tillë, plus Eriksen që kishte atë problem me zemrën. Jemi këtu falë  bashkimit të këtij klubi” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: