Një mjek nga Bejruti ka rrëfyer shqetësimin dhe frikën e trajtimit të disa prej 5,000 të plagosurve nga shpërthimi masiv që shkatërroi qytetin këtë javë.

Bassam Osman, tregoi për “Daily Mail” mënyrën se si ai u kujdes për qindra pacientë për 52-orë në një spital, gjithashtu i dëmtuar gjatë shpërthimit.

Ai e përshkroi vendin si një kaos, ku tavanet dhe dritaret e spitalit ishin shkatërruar, shihje kudo njerëz të plagosur e të gjakosur, që ulërinin nga dhimbjet.

Tragjedia ndodhi rreth orës 5 pasdite, të martën pasi shpërthimit të 2,750 ton nitrat amoni. Vetëm 10 minuta mbas shpërthimit spitali u mbush plot, tregon mjeku mes të tjerash.

“Duhej të improvizonim, duhej të bënim më të mirën tonë duke llogaritur edhe stafin e spitalit që kishim.”

Banorët, studentët, infermierët, nëpunësit, dhe stafi i spitalit u mblodhën për të ofruar ndihmë.

“Ky ishte një moment në të cilin e ndjeva veten me fat se i kisha të gjithë pranë”,- thotë ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: