Kylian Mbappe mbetet një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve, në një kohë kur sulmuesi francez është ende i paqartë për të ardhmen. Fakt është që Real Madrid e ka vendosur prej kohësh në majën e listës së dëshirave, presidenti Perez nuk e ka fshehur kurrë simpatinë për Mbappe dhe nuk e përjashton mundësinë për të bërë një tjetër lëvizje gjatë merkatos së verës.

Mbappe
Mbappe

PSG nga ana e tij i kanë vendosur prej kohësh në tavolinë një “chek të bardhë” dhe opsionin për të rinovuar kontratën, por Mbappe vijon të hezitojë, pikërisht ky detaj ka bërë që mediat të flasin në mënyrë konstante për të ardhmen e sulmuesit francez. Nuk ka asnjë dyshim në lidhje me këtë temë presidenti i PSG, sheiku Nasser Al Khelaifi: “A do të qëndrojë Mbappe tek PSG? Po, e sigurt”, u shpreh shkurtimisht Al Khelaifi për “El Chiringuito TV” një media në Spanjë shumë pranë presidentit Florentino Perez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb