Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ta kalojë këtë të shtunë mes bukurive të natyrës shqiptare.

Ndryshe nga shumica e shqiptarëve, që kanë zgjedhur detin në këto ditë të nxehta gushti, Presidenti Meta ka zgjedhur natyrën mahnitëse dhe ajrin e pastër të Bredhit të Hotovës.

I shoqëruar nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, Meta iu uron shqiptarëve një fundjavë të qetë e të bukur.

“Me këto pamje të mrekullueshme nga Bredhi i Hotovës?, muza e vargjeve të ndritura të poetit kombëtar të Rilindjes Naim Frashëri, ju uroj një fundjavë të bukur dhe të qetë!”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb