Vedat Muriqi akoma nuk e ka mësuar të ardhmen e tij. Sulmuesi i Lazios luajti si i huazuar te Mallorca dhe ende nuk është vendosur përfundimisht nëse spanjollët do shfrytëzojnë të drejtën e blerjes së kartonit për 12 milionë euro apo jo. Rreth kësaj teme ka folur Alfonso Diaz, administratori i deleguar i Mallorcas.

“Jemi duke punuar për çështjen e Muriqit. Ka një ndryshim të madh në aspektin ekonomik. Ne i dimë burimet që kemi dhe kufijtë që mund të arrijmë “ – tha ai. 28 vjeçari dardan Muriqi realizoi 5 gola, dhuroi 3 assiste, në 16 sfida të luajtura me modestët e La Liga.Ajo që mund të thuhet është se lojtari vështirë se do kthehet te Lazio, pasinuk është në planet e klubit.

 

Gb

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: