Monza shkruajti historinë mbrëmë, teksa u ngjit për herë të parë në Serie A. Klubi me pronar Silvo Berlusconin eliminoi në Play Off Pisan. Vetë Berlusconi u tregua euforik sot në deklaratat për mediet, ku thoshte se tashmë ekipi i tij do synojë  Scudetton dhe Champions League. Në darkë, 86 vjeçari ka sqaruar se gjithçka ishte në kontekstin e shakasë. Milan apo Monza? Zemra duket e ndarë në 2 pjesë.

 

 

 

Tyg

 

 

“Derbi me Milanin në Serinë A? Nuk do ta di ku do të jetë zemra. Të fitojmë Scudetton dhe Champions League? E thashë duke qeshur, ishte shaka” – tha ai  mes të tjerash.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb