Muzikë dhe birrë të mirë. Kjo është atmosfera që vjen nga Korça e cila ka nisur sot natën e 4 të festës, duke mbledhur shqiptarë nga anë e mbanë bota. Por siç duket kësaj feste nuk i janë bashkuar vetëm qytetarët shqiptarë, pasi të shumtë janë edhe pjesëmarrësit e huaj.

Në një lidhje live për ‘News24’ nga terminali i autobusëve në Korçë, gazetarja Erjola Jata intervistoi disa pjesëmarrës në festë.

“Jemi nga Devolli. Vijmë vit për vit. Na pëlqen organizimi, pastërtia. Kemi ardhur me djalin dhe nusen dhe fëmijët. Për këtë punë kanë ardhur enkas për festën nga Selaniku”, tha i moshuari.

Paralelisht me koncertin te terminali, një tjetër festë mbahet edhe në zonën e pazarit në Korçë. Birra Korca dhe Birra Tirana jane dy nga birrat me te konsumuara, te cilat nuk mungojne ne asnje tavoline.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: