Mes personave të prekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është dhe një grua e cila sapo kishte sjellë në jetë fëmijën e saj.

Mësohet se gruaja lehonë nga Kumanova ndodhet e shtruar në klinikën Infektive, ndërkohë që gjendja e saj paraqitet e stabilizuar.

Aktualisht mjekët kanë testuar dhe foshnjën e saj, i cili po mbahet në Klinikën e Gjinekologjisë, ndërsa fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Rezultati i analizave për vogëlushin pritët të dalin sot. Aktualisht në Maqedoninë e Veriut 329 persona rezultojnë të prekur nga koronavirusi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb