Ish-legjenda e Real Madrid, Iker Casillas dhe gazetarja e njohur Sara Carbonero janë drejt një divorci të mundshëm, shkruajnë mediat spanjolle. Sipas tyre, ish-futbollisti dhe gazetarja nuk jetojnë më së bashku, duke shtuar se së fundmi kanë pasur debate të vazhdueshme.

Casillas dyshohet se prej disa javësh po jeton në shtëpinë e prindërve të tij. Çifti u martua pesë vite më parë dhe lidhja e tyre filloi në 2010, pikërisht në atë puthje që Iker i dhuroi Sarës pas fitores së Spanjës në Kupën e Botës. Katër vite më vonë, erdhi në jetë djali i tyre Martin dhe ata u martuan gjashtë vjet para lindjes së djalit të dytë, Lucas. Casillas i dha fund karrierës së tij në futboll dy vite më parë.

Për një kohë të shkurtër, Sara iu përkushtua jetës familjare, por u kthye në ekranet e vogla pas lindjes së djalit të saj të dytë. Vlen për t’u përmendur se çifti ka pasur probleme të shumta shëndetësore. Iker u diagnostikua me probleme karidake ndërsa Sara është prekur për herë të dytë nga kanceri dhe po lufton të mposhtë këtë sëmundje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb