Mes 12 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, dy janë nga Malisheva. Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP).

Sipas një njoftimit të komunës, i prekuri, ditë më parë ishte kthyer nga Mali i Zi dhe kishte qëndruar në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku ishte liruar pas testit ku kishte rezultuar negativ, por i njëjti e ka bërë testin, pas një vizite mjekësore dhe ka rezultuar pozitiv.

“Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo 77 të prekur me COVID-19, 74 të shëruar, 1 rast ka rezultuar me fatalitet dhe 2 raste janë aktive me COVID-19”, thuhet në njoftim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: