Portugalia po përgatitet të përballet me Bosnje-Hercegovinën në shtëpi dhe Islandën jashtë më 17 dhe 20 qershor, ttakime këto të vlefshme për kualifikimin në Kampionatin e ardhshëm Evropian, të planifikuar për vitin e ardhshëm në Gjermani.

Trajneri i portugezëve, Roberto Martinez ka publikuar listën e të ftuarve, ku nuk mungon Cristiano Ronaldo. Reparti ofensiv duket mjaft i pasur me lojtarë si Leao apo Felix.

Vihen re edhe risitë. Mbrojtësi Toti Gomes, lojtari i Wolverhampton, është ndër  të zgjedhurit. I lindur në Guinea-Bissau, Toti Gomes, 24 vjeç, luajti 17 ndeshje në edicionin 2022/23 të Premier League.

Rikthimi i Nélson Semedos i ka bërë përshtypje tifozëve. Renato Sanches nga Paris Saint-Germain dhe Ricardo Horta nga Braga, gjithashtu janë mes të përzgjedhurve.

Këta katër futbollistë të sipër-përmendur do të zëvendësojnë Nuno Mendesin e dëmtuar, João Mário i cili la zyrtarisht kombëtaren, si dhe Diogo Leite dhe Matheus Nunes, mungesa e të  cilëve shihet si zgjedhje taktike e trajnerit Martinez.

LISTA:

Porta: Diogo Costa, José Sà, Rui Patricio.

Mbrojtja: Antonio Silva, Danilo, Dalot, Inacio, Cancelo, Semedo, Pepe, Guerreiro, Dias, Gomes.

Mesfusha: B. Silva, Fernandes, Palhinha, Otavio, Sanches, Horta, Neves, Vitinha.

Sulmi: Ronaldo, Jota, Ramos, Felix, Leao.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: