NGA: LEDJONA XHELADINAJ
DEVOLL
– Mjerimi nuk ka kufij për këtë familje prej 5 anëtarësh në fshatin Baban të Devollit, e cila prej vitesh prek dhimbjen e shkaktuar nga varfëria e tejskajshme dhe harresa e shtetit. Për dy prindërit dhe tre fëmijët e familjes Braho konsumimi i një vakti të plotë në një ditë cilësohet një luks. Kryefamiljari me një këmbë të prerë si pasojë e një sëmundjeje, një nga fëmijët me probleme mendore, ndërsa të ardhurat e vetme janë një ndihmë ekonomike prej 3 mijë lekësh të reja, e cila nuk mjafton as për ilaçet që i duhet të konsumojë babai 57-vjeçar.[fbvideo link=”https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1304477492934538/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

E ngjashme me një kasolle, banesa ku jeton familja Braho është kthyer në një rrezik për jetën e tyre, pasi është drejt shembjes. Për tre vite me radhë 5 anëtarët e familjes kanë jetuar në terr të plotë si pasojë e mungesës së energjisë. Prej tre muajsh situata ka ndryshuar, pasi bashkua i fali debinë dhe i riktheu energjinë elektrike.

Të ndodhur në këto kushte, fëmijët janë detyruar të braktisin bankat e shkollës. Ushqimi i vetëm qe gjendet në banesë është e thate. Bujaria e banorëve të zonës i ka ardhur në ndihmë herë pas herë, por kjo është shumë pak. Vetë shteti kurrë nuk i ka kthyer sytë nga kjo derë e vjetër, brenda të cilës ndodhen 5 njerëz të mjerë, të sëmurë e të harruar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb