Katër anëtarë të familjes Bejn në Bashkinë e Klosit në Dibër jetojnë vetëm me prodhimet e një sere, që kanë ndërtuar afër banesës.

Gazetari Enver Doci raporton për “Balkanweb” see familjarët shprehen se jetojnë vetëm me prodhimet e kësaj sere.

“Jetojmë vetëm me prodhimet e një sere që kemi ndërtuar afër banesës. Nuk kemi asnjë të ardhur tjetër, vetëm të ardhurat që nxjerrim nga kjo serë. Prodhojmë kastraveca e domate për të nxjerrë bukën e gojës”, thonë ata.

Kryefamiljarja Gjile Ademi thotë se që prej kohës kur vendi është në karantinë për shkak të Covid-19, situata në familjen e saj është jo e mirë.

“Pasi Covid-19 ka hyrë në vendin tonë, mund të themi se jemi në karantinë, duke zbatuar urdhërat e kryeministrit, që të mos dalim jashtë shtëpisë. As nuk i shkojmë kujt në banesë, as nuk i themi njeriu që mos hajde tek ne. Nuk kemi asnjë lloj ndihme nga shteti në këta ditë. Kërkojmë ndihmë nga shteti”, thotë zonja Ademi.

(d.xh/ Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb