Në ditën e zbarkimit të Ch.Eriksen, goditja e madhe e Interit në merkato, Beppe Marotta nuk ka ndërmend të marrë pushimet, përkundrazi, ditët e fundit të janarit priten të jenë shumë të nxehta në shtëpinë zikaltër. Fillimisht duhet të zgjidhin sa më shpejt çështjet Politano dhe Gabigol, i parë pranë Napolit dhe i dytë pranë rinovimit më Flamengon, për të dy lojtarët mungon vetëm firma zyrtare.

Vecino.esultanza.inter.2020.1400x840
Vecino.esultanza.inter.2020.1400×840

Vecino kërkon gjithashtu largimin, është pranë Everton por mes ofertës dhe kërkesës mungojnë ende 5 milion euro(Inter kërkon 20 milion euro). Merkato në dalje detyron Inter të kërkoj një tjetër mesfushor, emri i radhës që ka përfunduar në listën e Marottës është, Charles Aranguiz, mesfushori i Bayern Leverkusen, në skadenc të kontratës në fund të sezonit. Një tjetër çështje që shqetëson stafin drejtues është pezullimi i mundshëm i Lautaro Martinez. Kartoni i kuq dhe protestat në fund të ndeshjes kundër Cagliari mund të sjellin minimalisht 2 ndeshje pezullim por dhe më shumë.

Giroud
Giroud

Duke parë formën jo të mirë të Sanchez dhe pezullimin e mundshëm të Martinez, Marotta do të bëj gjithçka është e mundur për të transferuar në Milano, Oliver Giroud. Chelsea kërkon 5 milion euro ndërsa Inter ofron 1,3 për gjashtë muaj huazim dhe 3 të tjerë për sezonin e ardhshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: