FRANCE– Dy shqiptarë janë plagosur më thikë në qytetin univeristar të Poitiers në Francës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i personave të plagosur, raporton media franceze.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy të dyshuar.

“Kam dëgjuar zërin e njerëzve, fyerjet dhe britmat”-thotë një student.

“Dëgjova njerëz që po ziheshin”- tha qiramarrësi i një apartamenti që ndodhej pranë ngjarjes.

“Unë nuk e kuptoj se çfarë thanë ata, sepse kishin theks të fortë. Flisnin me zë të lartë. Kam dëgjuar një makinë apo një skuter që u largua. Më pas, një grua ulëriste emrin e një personi të plagosur”- thotë një tjetër.

Shqiptarët janë transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
RT5BN
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb