Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin antikanabis “Vallas” ku janë sekuestruar 246 kg kanabis dhe janë arrestuar 8 persona.

Të arrestuarit janë Ardjan Tahiri, Besmir Rexhepi, Hekuran Myrtja, Liljana Çopani, Arben Uruçi, Danjela Hasani.

Nga veprimet hetimore të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

-Ardjan Tahiri, 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;
-Besmir Rexhepi, 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;
-Hekuran Myrtja, 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;
-Liljana Çopani, 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë;
-Arben Uruçi, 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër, si dhe
-Danjela Hasani, 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase u arrestua brenda disa orësh nga organizimi i operacionit policor “Vallas”, si rezultat i bashkëpunimit të mirëkoordinuar me strukturat e DVP Tiranë.

Shpallen në kërkim 8 të tjerë, si bashkëpunëtorë në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb