TIRANA

Jetojnë mbi një bodrum të mbushur me ujëra të zeza ku era e keqe kundërmon sapo hyme te porta. Dhe nuk bëhet fjalë për një rrugë të harruar në periferi por për rrugën ‘Riza Cerova’ pranë qendrës së tiranës. Problemi janë kanalizimet e dëmtuara që shpërthejnë në sipërfaqe sa herë që bie shi.

”Gjithë pisllëk, nuk vjen njeri, nuk vjen, janë korrupsion i madh. Unë mezi po rri këtu.’’ thotë i moshuari.

 

Në hyrje na pret Fotaqi, një 74 vjecar që mezi mbahet në këmbë sa nga mosha e sa nga sëmundjet e rënda prej të cilave vuan.

 

Na tregon me dorë bodrumin që për të dhe bashkëshorten është kthyer në makthin më të madh. Maskën nuk e heq për asnjë cast dhe pse thotë se ndien më shumë rrezik nga infeksioni i fekaleve që kanë pushtuar bodrumin sesa nga vetë covidi.

‘’Gjithmonë kur bie shi bëhet kështu. Që thotë ministrja ruhuni. Unë jam shumë i sëmurë. Këta janë të korruptuar’’- shton i moshuari.

Bashkëshortja e ka krahun të fashuar pasi është shembur në tokë në një nga ditët me shi kur përpiqej të largonte ujin nga bodrumi.

‘’Unë kam thyer krahun, nuk jam për këto gjëra’’- thotë bashkëshortja.

Me frymën që i mbahet vazhdimisht, Fotaqi tregon peripecitë e tij në dyert e institucioneve vendore për të gjetur një zgjidhje për ujërat e zeza,  zgjidhje që nuk erdhi kurrë.

‘’I kam çuar të gjitha. Nuk çan kokë njeri. Jo do marr inxhinierin. Jo do marr unë, vetëm gënjeshtra.”- denoncon Fotaqi.

 

Në të njëjtën banesë është edhe një familje tjetër e cila thuajse është larguar si shkak i erës së rëndë dhe rrezikut të infeksionit.

I lodhur nga ecejaket dhe burokracitë 74 vjecari thuajse i pashpresë i drejtohet për herë të fundit kryeministrit rama për ndihmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb