Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti tragjik në Bullgari, ku kanë ndërruar jetë të paktën 45 persona dhe janë plagosur 7 të tjerë. Sipas mediave, në mesin e viktimave është vajza e politikanit të njohur shqiptar, Muhedin Bravës, Sumeja.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë politikani, i cili ka ndarë një foto nga aksidenti tragjik, si dhe i ka dedikuar një shkrim prekës vajzës.

“U takofshim në lulet e xhenetit bija ime”.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ndërsa u konfirmua po nga mediat, se pjesë e viktimave ishte dhe një familje shqiptare me mbiemrin Ahmeti. Në mes tyre ishin dhe dy të mitur binjakë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb