Çiftet e divorcuara që martohen sërish, duhet që në martesën e re të abstenojnë nga seksi dhe me partnerët të rinj të jetojnë “si vëlla e motër”.

Kështu ka dhënë këshilla për “mirësjellje seksuale”, kryepeshkopi i Filadelfias në SHBA, Charles Chaput, shkruan ‘Telegrafi’.

“Udhëzimet” e tij janë të publikuara në faqen e internetit të Kryepiskopatës.

Chaput beson se individët e divorcuar me partnerët e rij nuk duhet të rrinë si burri me gruan, sepse vetëm kështu mund të pranohen në sakramentin e pendesës apo rrëfimit.

Ai beson se “vet-kontrolli është i mundshëm”, dhe se përmbajtja nga tundimi fizik është “element i fortë i përgatitjes shpirtërore për jetë të gjatë të përbashkët”.

“Udhëzimet” e tij janë botuar më 1 korrik dhe mendohet se janë nën ndikimin e nxitjes apostolike të Papa Françeskut, për dashurinë në familje – ‘Amoris laetitia’ – që u publikua në fillim të prillit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: