Duke marrë shkas nga shkrimet dhe komentet e pasakta dhe keqinformuese të cilat kanë qarkulluar në disa prej portaleve dukshëm tendencioze, Air Albania dëshiron të bëjë një shpjegim publik lidhur me lajmin e rremë mbi rritjen e çmimit të biletave gjatë sezonit të festave të 28-29 Nëntorit.

Air Albania është një kompani e cila ofron fluturime në dy klasa: 95% në atë ekonomike, pra udhëtim me çmime të përballueshme nga qytetarët, dhe 5% në atë të biznesit. Për shkak të fluksit të madh, biletat e klasës ekonomike janë shitur të gjitha, dhe të vetmet bileta të disponueshme për datat 28 dhe 29 Nëntor janë ato të klasit të biznesit. Çmimet të cilat aludohet të jenë të rritura gjatë këtij sezoni janë thjesht çmimet e zakonshme të kësaj klase shërbimi.

Air Albania vazhdon të ofrojë bileta me çmimet më të mira në treg, me udhëtime që fillojnë nga 59€, me bagazhet ekstra dhe ushqimin gjatë fluturimit të përfshira në këtë çmim, si askush tjetër!

Gjithashtu, Air Albania deklaron se kundrejt portaleve të cilat kanë publikuar lajmin e pasaktë duke dëmtuar imazhin e kompanisë do të ndërmerren të gjitha masat sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb