Sekretarja për Marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj, në një lidhje skype në edicionin qendror të lajmeve në neës24, ka komentuar aksionin e sotëm për konfiskimin e “Prestige resort”.

Hysaj u shpreh se dhunimi i pronës private është një shkelje e të drejtave të njeriut, ndërsa ka shtuar se kur një gjë e tillë i ndodh një biznesmeni të fuqishëm, vetëm mund të mendohet ajo që ndodh me qytetarët e thjeshtë çdo ditë.

Ajo shtoi se do të jenë shqiptarët ata që do të paguajnë për kostot e një vendimi të tillë të qeverisë, ndërsa tha se ky akt krijon frikën se pas nismës për ndërtesat mbi 50 vjeçare, mund të vijë një itë që edhe shqiptarëve t’u trokasin një ditë në portë.

“Hakmarrje dhe mesazh mafioz që i dërgohet të gjitha mediave. U tentua, siç ishte hera e parë e shembjes, erdhën me një fletërrufe, sepse isha vetë aty për një deklaratë. Një mesazh i tillë mafioz nuk kishte ndodhur më parë. Kam marrë mesazhe nga qytetarët që ndiheshin të tronditur.

Hakmarrje ndaj çdo mediaje që do të jetë kundër kryeministrit, shkelje e të drejtave themelore të njeriut.

Cënimi i pronës së një biznesmeni të fuqishëm, tregon se ç’ndodh në përditshmërinë e një njeriu të thjeshtë.

Atë që po dëgjojmë nga Balluku për ndërtesat mbi 50 vjeçare, nuk do të jetë çudi që çdo shqiptari t’i trokasin një ditë në derë.

Sa i përket mungesës së një vendimi të gjykatës, kjo nuk është çudi sepse edhe herën e parë kështu ndodhi.

Në asnjë vend demokratik nuk ndodh diçka e tillë. Është qesharake. Dhunimi i pronës private është shumë e rëndë sepse prona private është e shenjtë.
Ai zotëria që deri dje qeveria krekosej për pritjen e afganëve, Rama drekonte e skiconte arkitekturën e resortit.

Në fund do të jenë shqiptarët që do paguajnë për veprimet e Ramës sot.

PD do të marrë një nismë të jashtëzakonshëm që për vendime të tilla përgjegjësia të jetë individuale. Sapo të marrim pushtetin ky do të jetë hapi i parë që do të marrim, Si do i vinte Ramës t’i shkonin në Surrel e t’i thonin largohu sepse populli ka vendosur të ta marrë. Kështu po i trajton ai shqiptarët. Atë që kanë punuar një vit për ta fituar ua merr në vetëm 5 minuta”, ka deklaruar ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb