Modratorja e dashur për publikun, Bora Zemani, ka bërë së fundmi një “story live” në Instagram, ku është shfaqur duke kënduar. Deri diku, duket gjithçka normale po ajo që i ka rënë në sy fansave ka qenë teksti i këngës.

“Unë nuk të kam trajtuar kaq keq. Nuk i thashë asgjë të keqe askujt për ty. Nuk flas keq në internet për ty. Ai ishte gjest i turpshëm”- janë fjalët e këngës që këndon Bora në makinë dëgjohet të këndojë Bora.

Nuk kanë qenë të pakët ata që menduan se këto fjalë janë dedikuar për aktorin e humorit Donald Veshaj, ish i dashuri i saj që aktualisht është duke shijuar eksperiencën në Big Brother Vip. Dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre para disa muajsh. Kur u mendua se gjithçka inati mund të lihej pas shpine, pas një puthjeje të ndodhur pikërisht në ambientet e shtëpisë së Big Brother Vip, rrjedha e romancës së tyre mori një drejtim tjetër.

Në shtëpi u shfaq Beatrix, që me kalimin e ditëve duket se krijoi një pëlqim të madh për aktorin, një pëlqim ky që u kthye edhe nga vetë Donaldi. Atë tashmë janë bashkë e kanë krijuar një çift, e shpesh, pavarësisht zënkave, kanë thënë se lidhjen do e vijojnë edhe jashtë.

@lindita.bimi Bora Zemani ❤ #perputhen #perputhen_tch #borazemani ♬ original sound – LINDITA BIMI

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb